×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Covid-19, të prekur dhe të vdekur, masa e protesta, vaksina – fjalët që e karakterizuan vitin pandemik në Kosovë

    Insajderi
    13 March 2021 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova sot shënon një vit që kur virusi vdekjeprurës “Covid-19” u paraqit në vendin. 13 marsi i vitit 2020 konfirmoi dy rastet e para me këtë virus.

    Ndonëse, Kosova ishte vendi i parafundit në rajon që u prek nga ky virus, tash pas një viti, është shteti i vetëm i Europës Juglindore që ende nuk ka arritur të vaksinojë asnjë qytetarë, shkruan Insajderi.

    Vendi nuk ka arritur të sigurojë as edhe një vaksinë, pavarësisht negociatave për sigurimin e tyre kishin nisur nga Ministria e Shëndetësisë që kur doli vaksina e kompanisë Pfizer&Biontech.

    Deri më tani në Kosovë kanë ardhur vetëm frigoriferët për ruajtjen e vaksinave dhe dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinën kundër COVID-19, ndërsa sipas deklaratave të fundit të zyrtarëve të shtetit, vaksinat e para do të vijnë gjatë muajit mars.

    Qeveria Hoti kishte 40 milione euro për sigurimin e vaksinave antiCovid, shkruan Gazeta Insajderi.

    Brenda një viti në Kosovë janë regjistruar 76 mijë 110 raste positive dhe 1 mijë e 688 të vdekur nga Sars-COV-2.

    Viktima më e re në moshë që nga fillimi i pandemisë u shënuar dje, ku një 16-vjecar nga Vitia humbi jetën nga COVID-19.

    E rekordi i zi për vitin 2021 u shënua me plotë 730 raste të reja, brenda 24 orëve.

    “Spitali i Covid-19” – një premtim i vitit të kaluar

    Mbi 76 mijë raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë mbushur me pacientë.

    Një spital i veçantë për këta pacientë, u premtua nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në shtator të vitit të kaluar, por që nuk u përfundua ende, shkruan Gazeta Insajderi.

    Zemaj, kishte deklaruar se ‘Spitali COVID-19’ me 500 shtretër, do të jetë gati shumë shpejt.

    Por, ky spital me këta shtretër për të cilët kanë nevojë klinikat në QKUK, ende nuk është gati.

    Kështu, shumë klinika brenda Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u detyruan të lëshojnë hapësirat e tyre për qytetarët që kërkonin ndihmë.

    Klinika e Pulmologjisë, Mjekësia Sportive, Mjekësia Intensive Qendrore, Neurologjia hapën dyert për pacientët e infektuar, madje edhe klinika e Gjinekologjisë e ndau një pjesë për pacientet shtatzëna të prekura nga virusi vdekjeprurëse, shkruan Gazeta Insajderi.

    Aktualishte nëpër të gjitha Klinika dhe spitalet rajonale po trajtohen 510 pacient, prej tyre 487 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, 23 të tjerë me CPAP dhe 5 në respiratorë.

    Brenda një viti Kosova humbi 18 mjekë si pasojë e koronavirus.

    Pandemia shkatërroi ekonominë kosovare

    Pandemia brenda një viti shkatërroi ekonomin dhe bizneset në Kosovë.

    Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, deri tani janë mbyllur 761 biznese të cilat kanë pasur të punësuar 1 mijë e 316 punëtor.

    Ndërsa, mbi 50 mijë persona mbetën pa punë në pandemi, shumica prej të cilëve ende nuk kanë marrë shtesat e premtuara nga Qeveria.

    Banka Botërore në raportin e saj ka paraparë një rënie ekonomike prej 4.5 për qind në Kosovë në vitin 2020, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gastronomia në vend ende punon me orar të kufizuar, sipas masave të fundit të vendosura nga Qeveria.

    Në listën e bizneseve të mbyllura figurojnë sektori tregtar, industria përpunuese, hoteleria, si edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit dhe komunikimit dhe sektorë të tjerë.

    Masat e qeverisë që shkaktuan shumë ankesa dhe plot protesta

    Kur shteti i Kosovës vendosi masën e karantinimit një vit më parë, çdo qytetar priste një ndihmë të vogël nga shteti.

    Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura nga Covid-19, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.

    Por, kur qeveria nuk arriti që të ndajë shtesat e premtuar për të gjithë, shumë institucione publike e privat mbajtën dhe kërcënuan me protestë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ishte sektori i parë, i cili kishte protestuar më shumë se një herë në kohë pandemie. Shkaktar për ta ishin masat e reja që po merret qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

    Njësojë kishte vepruar edhe sektori i hotelerisë pasi mbyllja totale po i dërgonte drejt falimentimit.

    Shumë sektorë paralajmëruar dhe zhvilluan protesta për mos përfshirje në pakon emergjente të pagave shtesë nga Qeveria Hoti.

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në shëndetësi

    Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës

    Punëtorët e arsimit

    Infermierët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës

    Sindikata e Policisë së Kosovës

    Shërbimit Korrektues të Kosovës.

    ​Kompanitë e pastrimit

    E të fundit që paralajmëruan protestë janë shoqata e transportit, të cilët që nga 17 marsi do ta pezullojnë punën në të gjithë vendin./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark