×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë kundër dhunës ndaj gruas

    Insajderi
    13 February 2016 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, kanë njoftuar se të dielën nga ora 12:00 do të mbajnë protestë kundër dhunës ndaj gruas para Teatrit të Kosovës.

    Kjo protestë organizohet në kuadër të fushatës “Një Miliardë në Këmbë”, ku në më shumë se 190 vende të botës, qytetarët dalin në rrugë dhe përmes vallëzimit shprehën zemërimin e tyre kundër padrejtësive dhe dhunës, si dhe dëshmojnë fuqinë e solidaritetit dhe aksioneve të përbashkëta botërore.

    “Edhe sivjet do të ketë organizim, duke filluar me marshin fillon nesër në ora 12:00, para Teatrit Kombëtar drejt Sheshit Zahir Pajaziti e përcjellur me vallëzimin tradicional dhe me një performacë artistike “Mos Hesht” që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të raportuar ngacmimin seksual”, thuhet në njoftimin e RrGGK-së.

    Kjo fushatë organizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës , në bashkëpunim me Artpolis dhe Girls Coding Kosova./Insajderi

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark