Protestë kundër kolonizimit të veriut të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë kundër kolonizimit të veriut të Kosovës

    Insajderi
    15 June 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iniciativa Qytetare për Veprim organizon përpara Qeverisë së Kosovës, ekspozitë me fotografi, përmes së cilave do të prezantojë ndërtimet dhe kolonizimin që Serbia e ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në veri të Kosovës, dhe në anën tjetër shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara të shqiptarëve të cilët Serbia i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe ua ka djegur e shkatërruar ato.

    Sipas njoftimit të kësaj iniciative, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për kthimin e shqiptarëve në veri, përcjellë Gazeta Express.

    “Qeveria deri sot nuk ka ndarë asnjë cent për kthimin e mbi 15.000 shqiptarëve në veri, dhe as që ka ndonjë plan ta bëjë këtë, nuk po e garanton të drejtën për jetë, siguri dhe lëvizje të lirë e cila po pengohet përmes barrikadave që Serbia i ka vendosur atje Serbia po ushtron agresion mbi veriun e Kosovës, i ka vrarë dhe dëbuar shqiptarët, e ka kolonizuar veriun, ka vendosur barrikada për pengimin e lirisë së lëvizjes me qëllim ndarjen e Kosovës”, thuhet në njoftim

    Qëllimi i Iniciativës Qytetare për Veprim, sipas njoftimit, është që të sensibilizojë opinionin publik dhe t’i bëjë presion qeverisë për gjendjen në veri, për planet kolonizuese që Serbia po i zbaton papengueshëm atje, dhe sjelljen e qeverisë së Kosovës ndaj veriut sikur të ishte pjesë e Serbisë.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark