Ekstremistët në Serbi protestojnë kundër ligjit për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstremistët në Serbi protestojnë kundër ligjit për Trepçën

    Insajderi
    16 October 2016 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra njerëz të mbledhur sot në qendër të Beogradit, mbështetës të organizatave të ekstremit të djathtë në Serbi, kanë protestuar sot kundër ligjit për Trepçën, të miratuar disa ditë më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta serbe Blic.

    Protestuesit mbanin në duar transparente ku shkruhej “Ne nuk e japim Trepçën, ne nuk e japim Kosovën”, ndërsa politikanët që iu adresuan masës kanë kritikuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

    lele

    Ata kritikuan marrëveshjet që Vuçiq ka arritur me qeverinë e Kosovës në Bruksel.

    Pjesë e organizimit ishte edhe lëvizja e ekstremit të djathtë, Obraz, e cila është parti e ndaluar në Serbi, për shkak të aktiviteteve të dhunshme të bëra në të kaluarën dhe ideologjisë së tyre që sipas kushtetutës së Serbisë, bie ndesh me rregullorën e Organizatës për të Drejtat e Njeriut. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark