Protestë kundër vendimeve për grupin Drenica – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë kundër vendimeve për grupin Drenica

    Insajderi
    29 October 2016 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas, ka njoftuar që të hënën do të protestojnë në shenje pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas tyre, këto dënime tentojnë që ta ulin vlerën e luftës çlirimtare, mundin dhe sakrificën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, gjithë ushtareve që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

    “Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri”, thuhet në një njoftim për media.

    Gjykata e Apelit ka vërtetuar të hënën aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar duke mbajtur në burg të gjithë të dënuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”.

    Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar, ndërsa Isni Thaqit nga 7 vite sa është dënuar nga Gjykata Themelore i është zbritur dënimi në 6 vite e 6 muaj. Ndërsa, Zeqir e Jahir Demakut nga 7 vjet në 6 vjet.

    Insajderi ka raportuar se Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me burg edhe për Sami Lushtakun.

    Këto vendime të gjykatës kanë nxitur reagim të ashpër nga disa prej deputetëve të Kosovës, të cilët kanë qenë pjesë e UCK-së ndërsa Kuvendi i Kosovës ka mbajtur edhe një seancë të jashtëzakonshme ku u diskutua për vlerat e UCK-së.

    Por, një gjë e tillë është parë si ndërhyrje nga bashkësia ndërkombëtare dhe disa organizata të shoqërisë civile./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark