Protestë për Çamërinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë për Çamërinë

    Insajderi
    11 February 2016 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një protestë e thirrur nga Shoqata Demokratike Shqiptare “Çamëria” do të mbahet sot para objektit të Gjykatës Ndërkombëtarë në Hagë të Holandës.

    Kjo është protesta e parë për çështjen e Çamërisë që do të mbahet në Hagë.

    Gjithashtu, siç njofton RTK, përfaqësues të Shoqatës”Çamëria” do të priten nga autoritetet e Gjykatës Ndërkombëtare të cilëve do t’u dorëzohet një dosje me dokumenta relevant, që dëshmojnë për gjenocidin grek të ushtruar mbi popullin e Çamërisë dhe dëbimin e tyre në fillim të shekullit XX dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ndodhet në Hagë të Holandës, dhe është organ i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Në këtë gjykatë zgjedhen kontestet mes shteteve./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark