
Protestë e dëshmi, këtë sollën sot koreografë e kërcimtarë profesionistë që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës, në shenjë revolte ndaj deklaratës së ministrit Hajrulla Çeku.
Në ditën ndërkombëtare të vallëzimit, sot një pjesë e koreografeve të Kosovës bashkë me studentët e tyre protestuan para Ministrisë së Kulturës duke vallëzuar. Ata kanë kundërshtuar ministrin Çeku, i cili para disa ditësh ishte shprehur se “Kur nuk ka drejtime të tilla, atëherë duhet të bëjmë shumë ta themelojmë drejtimin e baletit dhe koreografisë diçka që na mungon. Nuk kemi një nivel të shkollimit superior në balet”, ishte deklarata që dha Çeku.
Koreografi Robert Nuha, tha për Gazetën Insajderi, se ministri Çeku do të duhej të kërkonte falje për këtë.
“Po dalim me qëllimin e mirë që sendet me shku në vendin e vet, ministri me dalë qoftë edhe me një sqarim qoftë edhe me një kërkim falje edhe me vazhdu tutje që shoqëria jonë me pas mundësi me besu të shkollimi”, tha Robert Nuha.
Ndërsa tregoi se protestës së tyre nga Ministria e Kulturës iu ka përgjigjur zyrtari për informim i kësaj ministrie duke thënë se ministri Çeku nuk është në Kosovë “se me kënaqësi do të dilte ta shihte performancën e tyre”.
E bukur, e thjesht, thuajse groteske, muzikë e cila bashkëpunonte me mllefin indinjatën që koreografet dhe studentet e tyre shpreheshin me lëvizjet mimikat e tyre e duke u ndërprerë e drejtuar me gisht ministrit se ata janë aty dhe po detyrohen t’ia dëshmojnë vlerat artistike që ata kanë.
Balerinët vazhduan performancën duke shfaqur një lloj revolte por në korniza paqësore dhe të bukur.
Pas përformances jo vetëm balerinët që vallëzuan por ishin edhe disa qytetarë që u përfshin dhe vallëzuan bashkë me balerinët kështu edhe duke festuar ditën ndërkombëtare të vallëzimit rrjedhimisht edhe duke protestuar.
Skenografia ishte hapësira, kostumet ishin kostume të cilat flisnin një lloj rebelimi. Mesazhin e dërguan në mënyrën më të veçante që balerinët kanë pra vallëzimin. /Gazeta Insajderi
LEXO EDHE: