Insajderi
Lajme

Protestë të premten kundër rritjes së çmimit të rrymës – Muçaj fton qytetarët të bashkohen

Insajderi
04 February 2026 - 19:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protestë të premten kundër rritjes së çmimit të rrymës – Muçaj fton qytetarët të bashkohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar organizimin e një proteste kundër propozimit të ri për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet këtë të premte në ora 13:00 para zyrave të KEDS-it.

“Ne e kemi parë që po diskutohet rritja e faturave të energjisë, gjë që është e papranueshme. Qytetarët thonë se çmimet aktuale  për produktet bazë janë shumë të larta dhe të palogjikshme krahasuar me rajonin. Kjo është një formë manipulimi që të ndjejmë më pak ndikimin e rritjes, por ne nuk do ta pranojmë këtë”, ka deklaruar Fjolla Muçaj, përfaqësuese e Kolektivit, në emisionin FIVE.

Ajo ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestë, duke theksuar se kërkesa kryesore është që faturat e rrymës të mos rriten dhe KEDS-i t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark