×
  • Lajme
  • Lajme

    #Protestoj, Gjykatës së Apelit: Mos merrni vendime të ndikuara nga Adem Grabovci

    Insajderi
    12 October 2016 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ ka reaguar ndaj vendimit dhe deklaratës së Gjykatës së Apelit në rastin e Adem Grabovcit kundër Gazetës Online Insajderi.

    Përmes një njoftimi për media #Protestoj  e konsideron si produkt të ndikimit të Grabovcit vendimin e Gjykatës së Apelit, për kthimin e rastit në Gjykatën Themelore dhe udhëzimet e saj se si të prezantohen provat në këtë rast.

    #PROTESTOJ ia rikujton secilit gjykatës dhe prokuror, që janë punësuar me merita profesionale apo me ndikime politike, që përballë interesit publik, siç është rasti i përgjimeve të Grabovcit, të drejtat e një krimineli realizohen vetëm aq sa janë paraparë për të burgosurit”, shkruan në reagimin e këtij grupi.

    Sipas grupit #Protestoj kërkesa e Adem Grabovcit për ndalimin e përgjimeve dhe asgjesimin e tyre me arsyetimin se po i cënohet e drejta e privatësisë dhe i është vështirësuar jeta pas publikimit të përgjimeve, janë arsyeje banale.

    “Këto arsye banale, të njeriut përgjegjës për realizimin e një sërë shkeljesh skandaloze që kanë tmerruar qytetarët e Kosovës, që kanë shkatërruar jetët e atyre që nuk u punësuan padrejtësisht dhe familjeve të tyre që me gjasë vuajnë pa të ardhura për jetë të dinjitetshme, veç sa shtojnë mllefin dhe pezmin e qytetarëve kundër tij dhe eprorëve të tij hipokritë që mundohen t’i lajnë fytyrat e tyre duke u hequr si të mirët në këtë mes”, shkruan në këtë reagim.

    Ky grup i qytetarëve u bënë thirrje gazetarëve dhe mediave të luftojnë për këtë rast sikur të ishte rasti i tyre, “sepse siç po ecin punët në Kosovë, një ditë do të mundohen të na heshtin të gjithëve”.

    “#PROTESTOJ e mbështetë pa rezerva Insjaderi-n në këtë çështje dhe inkurajon për publikime të mëtutjeshme”, shkruan më tej në reagim. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark