Protestojnë punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë punëtorët e KEDS-it në Mitrovicë

    Insajderi
    12 December 2016 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e KEDS-it kanë nisur një protestë në Distriktin e KEDS-it në Mitrovicë dhe njësitë e saj në Vushtrri e Skenderaj.

    Në njoftimin e tyre thonë se arsyeja e protestës është shpërfillja e kërkesave.

    “Arsyeja pse kemi zgjedhur Mitrovicën për Protestë është se tashmë disa ditë neve nuk kemi as drejtor pasi që Drejtori i Distriktit z.Agron Haxhiu ka dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie për mospërfillje të kërkesave të tij për kthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.

    Protesta do të mbahet tërë ditën duke vazhduar edhe në ditët e ardhshme me mbështetjen e FSPE dhe BSPK me tendencë të zgjerimit në të gjitha Distriktet tjera në Kosovë, thuhet më tej në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark