Insajderi
Shqipëri/Rajon

Protestuesit i shkuan para bashkisë, Veliaj i përgjigjet Berishës dhe Këlliçit

Insajderi
11 February 2023 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Protestuesit i shkuan para bashkisë, Veliaj i përgjigjet Berishës dhe Këlliçit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas protestës së opozitës e cila marshoi drejt institucioneve kryesore, mes tyre edhe para godinës së Bashkisë së Tiranës, ka reaguar Kryebashkiaku Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka ironizuar Berishës dhe kundërshtarin e tij më 14 maj, Belind Këlliçin.

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”.

Berisha gjatë fjalës së tij para bashkisë së Tiranës akuzoi kryebashkiakun si të përfshirë në korrupsion me inceneratorët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark