Pas ndaljeve te Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor marshi i protestuesve u zhvendos përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në një fjalim të mbajtur para masës, njëra nga protestueset adresoi akuza ndaj organeve të rendit për qasjen e tyre ndaj rasteve të dhunës në familje.
Ajo deklaroi se Policia e Kosovës po anashkalon, nënvlerëson dhe përçmon thirrjet për ndihmë, duke u bërë kështu bashkëfajtore në vrasjen e grave dhe vajzave që kërkojnë mbrojtje.
“…Policia e Kosovës anashkalon, nënvlerëson, përçmon e ndihmon me i vra gratë e vajzat që raportojnë dhunë e kërkojnë ndihmë tek ata…Sot është detyra jonë me u siguru që policia jep përgjegjësi, dojmë përgjegjësi…”, ishte një pjesë e kërkesës së saj.
Me këtë rast, ajo theksoi se është përgjegjësi e shoqërisë të sigurohet që policia të japë llogari të plotë para ligjit.