Insajderi
Lajme

Provimi i Maturës në Kosovë: 18 nxënës përjashtohen për shkak të telefonave

Insajderi
29 August 2026 - 16:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Provimi i Maturës në Kosovë: 18 nxënës përjashtohen për shkak të telefonave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot është mbajtur Provimi i Maturës Shtetërore në 55 qendra testimi në të gjithë Kosovën.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se gjatë procesit të testimit janë përjashtuar 18 nxënës, pasi janë zënë duke përdorur telefona , çka përbën shkelje të rregullave të përcaktuara për administrimin e provimit.

Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Testimi ka nisur në orën 10:00, sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara nga institucionet përgjegjëse.

Ministria ka bërë të ditur se procesi është zhvilluar në të gjitha qendrat e parapara për mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark