×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Provinca në Kinë heq kufizimet: Bëni sa fëmijë të doni, edhe të pamartuarit

    Insajderi
    31 January 2023 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan, do të hiqen kufizimet për personat që nuk janë të martuar dhe duan të sjellin në jetë fëmijë.

    Ky ndryshim vjen në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për të rritur shkallën e lindjeve në vend pasi popullsia e Kinës u tkurr vitin e kaluar për herë të parë në më shumë se gjashtë dekada.

    Aktualisht, qeveria e Sichuan lejon vetëm çiftet e martuara që të sjellin në jetë deri në dy fëmijë. Por tashmë, duke filluar nga 15 shkurti, të gjithë qytetarët, përfshirë edhe prindërit e pamartuar mund të regjistrojnë sa fëmijë të duan.

    Në Kinë, regjistrimi i lindjes kërkohet shpesh në mënyrë që prindërit të kenë përfitime të tilla si sigurime pas lindjes. Regjistrimi është po ashtu i nevojshëm për marrjen e një dokumenti regjistrimi të familjes, që u jep fëmijëve akses në kujdes shëndetësor dhe arsim. /A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark