Pse Air Force One është kaq i shtrenjtë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pse Air Force One është kaq i shtrenjtë?

    Insajderi
    09 December 2016 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria amerikane planifikon të shpenzojë rreth 3.2 miliardë dollarë në një projekt për të zëvendësuar “Air Force One”, por presidenti i zgjedhur, Donald Trump, nuk është i kënaqur me këtë.

    Ai ka sugjeruar të anulohet ky vendim dhe të bëhet zgjidhje me një model tjetër, më të lirë, që kushton rreth 370 milionë dollarë.

    Por, pse është kaq i shtrenjtë ky aeroplan i famshëm?

    Air Force One është një Boeing 747-200, i modifikuar, pra një aeroplan ushtarak i ndërtuar për komandantin e shtetit, shkruan BBC.

    Modeli aktual ka hyrë në shërbim në vitet 1990-ta dhe tani është në fund të jetës së tij – dhe një aeroplan i ri, i bazuar në Boeing 747, është porositur nga ushtria amerikane.

    Por, të thuash se presidenti fluturon me një “747-200” nuk e tregon të gjithë storien.  Dizajni i Air Force One në fakt është një VC-25A: një aeroplan ushtarak.

    air-for2

    Struktura komerciale e tij në fakt është bërë që ta transformojë atë në ashtu siç e quan Shtëpia e Bardhë, “një qendër mobile komanduese në rast sulmi ndaj ShBA-ve”

    Projekti i ri përfshinë përmirësimit të sistemit elektrik për ta bërë atë të mbrojtur nga pulset elektromagnetike. Të tjera përmirësime përfshijnë pajisje për komunikim ushtarak dhe “sistemin vetë-mbrojtës”.

    Kjo mund të nënkuptojë kundërmasa elektrike për të gjuajtur raketa – por Shtëpia e Bardhë nuk jep shumë detaje, përcjellë Insajderi.

    Dhe e gjithë kjo nuk vije me një çmim të lirë.  Në fakt, hapi i parë në këtë proces është vetëm blerja e dy aeroplanëve komerciale 747-8, dhe vetëm atëherë të fillojë ridizajnimi i tyre.

    Por, pse dy?  Për shkak së një duhet edhe për zëvendëspresidentin – Air Force Tëo.

    Në një intervistë për Rolling Stones, Donald Trump kishte thënë se aeroplani i tij privat është më i madh se Air Force One.

    Por, kjo nuk është e vërtetë.

    Aeroplani 757-200 i Donald Trump është më I vogël në çdo drejtim se sa Air Force one.  Sipas specifikave të Boeing, Air Force është I gjatë 70 metra. Ndërsa aeroplani i Trump është 47 metra i gjatë.

    trump-plane-2

    Aeroplani presidencial ka po ashtu edhe dukshëm fuqi më shumë se ai i Trump.  Aeroplani aktual Air Force mund të përballojë një udhëtim të gjatë prej Shtëpisë së Bardhë e deri në Hong Kong.  Mund të mbushet me derivate në ajër.

    Air Force One mundet të mos jetë i dekoruar me ari si aeroplani i Trump, por edhe ky i ka të mirat e tij. Shembull, ka një hapësirë prej 400 metrave katror, që përfshinë një zyre personale për presidentin, një, dhomë konferencash dhe sallë fitnesi, kuzhinë e të tjera./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark