Këto ditë më shumë se kurrë, për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, izolimi në shtëpi ka qenë stili i jetës i shumëkujt prej nesh! Por, përtej kësaj panorame aspak normale, janë disa zakone të kujdesit për veten, lëkurën e trupin që nuk duhet të na shpëtojnë pavarësisht rrethanave të kushtëzuara në të cilat jemi.
Kështu, një prej pyetjeve tipike me të cilën po përballen pjesa dërrmuese e dermatologëve në botë sot është kjo: a duhet përdorur kremi i diellit edhe gjatë kohës sonë të qëndrimit mbyllur në shtëpi?!
uhet të dimë fillimisht që janë rrezet UVA ato që i bëjnë “gjëmën” lëkurës! Sepse ato janë rreze të gjata dhe mund të depërtojnë nëpër dritare e rrjedhimisht arrijnë deri tek lëkura jona. Pra, është e nevojshme të përdorim krem mbrojtës me faktor kundër diellit edhe gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, thonë ekspertët.
Pra, është e nevojshme të përdorni një krem, por cilin duhet të zgjedhni?
“Meqenëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme se si të bllokoni dritën blu, unë sugjeroj përdorimin e kremit kundër diellit që përmban përbërës bllokues mineral, siç është oksidi i zinkut, i kombinuar me një serum antioksidues që do t’ju mbrojë nga rrezet UVA dhe gjithashtu mund të jetë i dobishëm për bllokimin e dritës blu”, thotë Dr. Joshua Zeichner nga Spitali Mount Sinai në New York për The Cut.
Pse krem me përbërës mineral? Sepse ky lloj kremi na mbron nga rrezet e diellit dhe krijon një pengesë fizike mbi epidermën që pasqyron të gjithë dritën.