Pse Edi Rama u foli shqiptarëve italisht? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse Edi Rama u foli shqiptarëve italisht?

    Insajderi
    23 June 2016 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Askush nuk e ka kuptuar se përse një pjesë të madhe të fjalimit të tij drejtuar skuadrës kombëtare, Kryeministri Rama e ka mbajtur edhe në gjuhën italiane.

    Ata pjesë ku ai i drejtohej drejtpërdrejt Giani De Biasit Rama e ka lexuar edhe në shqip edhe në gjuhën e nënës së këtij të fundit.

    Në pamje të parë kjo mund të dukej si një shenjë përkujdesjeje për njeriun që e solli Shqipërinë deri këtu. Por jo, sepse De Biasi i kishte kufjet e përkthimit në vesh, shkruan Lapsi.al.

    E çuditshme është se ndërkohë që Rama fliste italisht tashmë De Biasi e kishte dëgjuar tekstin.

    Po atëhere kur nuk qe një shenjë mirnjohjeje pse kryeministri i tyre i drejtohej mbarë shqiptarëve (sepse fjalimi ishte live në të gjithë TV-të) në gjuhën e bregut përballë?

    Nuk është çudi që si kalkulues mediatik Rama të ketë llogaritur që ndonjë paragraf i tij të përdoret edhe në reportazhet që mediat italiane do të bëjnë për suksesin e De Biazit.

    Ska rëndësi se çfarë dëgjojnë shqiptarët, ka rëndësi që Rama të jetë atraktiv edhe për gazetarët italianë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark