Pse fansat mendojnë se Britney nuk po menaxhon as faqen e saj të Instagramit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pse fansat mendojnë se Britney nuk po menaxhon as faqen e saj të Instagramit

    Insajderi
    05 July 2021 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fansat e Britney Spears vazhdojnë të flasin më zë të lartë për padrejtësitë që po i behën këngëtares së saj të preferuara, e cila nuk ka as jetën e saj në dorë, pasi i kontrollohet nga i ati.

    Së fundmi, fansat shprehën të bindur se ajo nuk kontrollon më as llogarinë e saj të Instagramit, madje kjo mund të jetë prej kohësh.

    Pas publikimit të videos së fundit të profilin e saj, fansat janë akoma më të bindur se faqja nuk kontrollohet prej saj. Në faqen e saj është postuar një video ku shfaqet këngëtarja duke kërcyer me taka të larta dhe përkrah videos shkruhet:

    “Kjo ishte nga dita tjetër!!! Hera ime e parë duke kërcyer me taka pas një kohe të gjatë… projekt im i ri i vogël”.

    Fansat e saj shprehen të bindur se nuk ka asnjë mundësi që Britney të ketë qenë në një sallë kërcimi, sepse ajo ka qenë me pushimi në Hawaii javën e shkuar. Madje disa thonë se kjo video duhet të jetë bërë një vit më parë dhe nuk është e re.

    “Kjo është nga 1 vit më parë. Është kaqqqq e dukshme”, shkroi dikush në komente.

    “Oh ditën tjetër ajo ishte në Maui”, komentoi një tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark