Si rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe tensioneve tjera gjeopolitike, çmimet e derivateve janë duke pasur rritje drastike në tregjet botërore. Ky çmim i lartë i derivateve është tejet i papërballueshëm edhe për Kosovën, duke i prekur direkt edhe kompanitë e derivateve në vendin tonë.
Aktualisht, çmimet janë te paparashikueshme, dhe është fenomen që ka përfshire tere globin. Ngritja e çmimeve është drejt-për-drejt e ndërlidhur me luftën ne Ukraine, gjithashtu, paniku i krijuar ka ndikuar qe edhe organizata prodhuese OPEK te reduktoj prodhimin, si rrjedhoje, kanë rezultuar çmimet më të larta të regjistruara në histori të derivateve.
Me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kufizimin e marzhës së fitimit, kompanitë e derivateve detyrohet që të operojë me marzha minimale dhe me raste ne humbje.
Sa për ilustrim, mund ti referoheni grafikonit te rritjes së çmimit në bursën ndërkombëtare, për periudhën një mujore:

Tutje, marre parasysh vendimin e fundit te qeverise ne lidhje me marzhën e fitimit, vendim i cili paraqet problem jo vetëm ne implementim për shkak te paqartësisë dhe mungesës se udhëzimeve administrative, por qe dëmton kompanitë drejt-për-drejt.
Ekzistojnë një mori forma tjera te cilat mund te ndihmojnë gjepin e qytetarit te Kosovës ne këto kushte te vështira, një nder to është largimi I akcizës dhe TVSH-se. Nëse aplikohet një vendim I tille, aktualisht qytetari i Kosovës do paguan 0.86 cent për litër bazuar ne çmimet e sodit te furnizimit. Për me shume detaje, shih tabelën e mëposhtme.
