Pse kamomili quhet “bima e shenjtë” - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse kamomili quhet “bima e shenjtë”

    Insajderi
    01 September 2023 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta, madje për një peridhë të gjatë kohe, është konsideruar si bimë e shenjtë.

    Përbërësit: Vaj esencial, flavonoide, acid valerianik, kumarinë, taninë.

    Veprimi: Antiinflamator, antispazmodik, qetësues, parandalon vjelljen.

    Përdorimi: Çaji i luleve përdoret për të qetësuar dhimbjen e barkut , në rastet  e sidromit të zorrës së irrituar, hap oreksion dhe përmirson tretjen.

    Merr një gotë në darkë për pagjumësinë, ankthin dhe stresin. Shtoni 200-400 ml çaj të përqëndruar në ujin ku do t’I bëni banjo bebit në darkë, për të nxitur fjetjen e qetë.

    Tinktura: Përdoret për sidromin e zorrës së irrituar, pagjumësinë dhe tensionin.

    Pomada: Përdoret për pickimin e insekteve, plagët, ekzemat dhe irritime të vaginës dhe lëkurës përreth anusit.Mund të përdoret çaji për të shpërlarë gojën në rastet e irritimit të mishrave të dhëmbëve 5 -10 pika nga tinktura të tretura në ujë të ngrohtë përdoren për të shpërlarë sytë dhe përdoren në rastet me infeksion dhe irritim të syve.

    Inhalacion: Në një enë ku shtohen 2 gota me ujë të valuar hedhim dy lugë me lule kamomili dhe thithim avujt.Kjo shërben për të qetësuar astmën, bronkitin apo gjendjet me ethe dhe hundë të bllokuara.

    Vaji esencial: Përdoret për të lyer ekzemat, për të qetësuar kollën, astmën dhe për të pastruar sekrecionet me avujt e thithur nga tretja e 2-3 pikave në një enë më ujë të nxehtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark