Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas skandalit të ambasadorit Martin Berishaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogaj shkroi edhe për “rezistencën” e pushtetit për mos e shkarkuar Berishajn.
Sipas Zogajt, e vetmja arsye që nuk mbrohet dikush i korruptuar është me qenë bashkëpjesëmarrës me të.
“Me qene hisedar me te ne ato afera. Me te sherby personi ne fjale ne forma te ndryshme. Me i shfrytezu parat per interesin tend ose dhe te partise qe drejton. Me e mirembajte pushtetin qe tashme e ke permes mbeshtetjes se nje njeriut te korruptuar.” – ka shkruar Zogaj.
Analisti ka ngritur disa pyetje se pse krerët kryesor të shtetit po i dalin në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
“Pyetjet qe dalin nga afera Berishaj jane: pse Albin Kurti, Vjosa Osmani e Donika Gervalla po e mbrojne Martin Berishajn? Cka dine keta tre, ne cka jane te perfshire e cka perfitojne nga Berishaj duke e mbajtur ate ne pozicion te ambasadorit? Pse ju duhet kaq shume ai? Cfare demi mundet me ju shkaktu Berishaj nese keta tre lidere distancohen nga ai?” – pyet Zogaj.