Pse LDK’ja nuk e pranoi ftesën e Kurtit për takim, flet Gashi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pse LDK’ja nuk e pranoi ftesën e Kurtit për takim, flet Gashi

    Insajderi
    25 October 2022 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se LDK’ja do të pranonte të merrte pjesë në atë takim nëse nëse kryeministri Albin Kurti do t’i kishte ftuar kryetarët e partive opozitare duke u treguar se për çka do të bisedohet.

    Gashi tha se mënyra se si Kurti e ka bërë ftesën, nuk tregon për një diskutim të tillë.

    “Në çdo kohë, në çdo rrethanë dhe kudo (nëse do t’i kishte ftuar për të biseduar për diçka që është e rëndësishme dhe nuk do të duhej të bëhej publike njëherë). Mënyra se si është bërë ftesa thotë që jo, dhe mënyra qysh komunikon publikisht me ato video thotë që jo”, tha ai në T7.

    Tutje ai tha se nuk vërejnë që Kurti ka një qëllim të qartë lidhur me partitë opozitare.

    “Nuk vërejmë që Kurti ka një qëllim të qartë me partitë opozitare, nuk dinë si të veprojë me partitë opozitare…Nuk duhet të bëjmë betejën tonë politike me këto çështje, të ftova, më ftove nuk erdha.

    Cka munum me thanë ne është se mënyra se si vepron Kurti duhet të jetë institucionale”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark