×
  • Sport
  • Sport

    Pse Martinez nuk u përjashtua nga loja edhe pse mori dy kartonë të verdhë, njihuni me rregullin e veçantë

    Insajderi
    19 April 2024 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emiliano Martínez ishte protagonisti kryesor i kualifikimit të Aston Villas në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës pasi priti dy penallti ndaj Lille.

    Portieri argjentinas mori kartonin e dytë të verdhë në penallti për gjestet e tij ndaj tifozëve, por nuk u përjashtua nga gjyqtari Ivan Kruzliak edhe pse ai kishte marrë një tjetër karton të verdhë në minutën e 39 të ndeshjes.

    Gjyqtari Ivan Kruzliak nuk gaboi që nuk e përjashtoi ‘Dibu’ Martínez, pasi ai zbatoi një rregull pak të njohur në futboll, rregullin nr. 10 të rregullores së lojës 2023/2024 të publikuar nga Bordi Ndërkombëtar (IFAB).

    “Vërejtje dhe kartonët që i janë dhënë lojtarëve dhe anëtarëve të stafit gjatë ndeshjes nuk do të merren parasysh në gjuajtjen e penalltive”, thuhet në atë rregull.

    Për këtë arsye, Martinez vazhdoi të qëndronte në portë deri në përfundimin e penalltive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark