Pse myslimanët e prishin agjërimin me hurma? - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse myslimanët e prishin agjërimin me hurma?

    Insajderi
    10 May 2025 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi, lutjesh dhe agjërimi nga lindja e deri tek perëndimi i diellit.

    Një nga traditat për shumë myslimanë të cilët agjërojnë gjatë gjithë ditës është prishja e agjërimit, ose çelja e iftarit me hurmë. Por pse?

    Gjatë Ramazanit, myslimanët nuk konsumojnë ushqim ose ujë nga agimi deri në perëndim të diellit.

    Mund t’i bëjë ata të ndihen të dobët, kështu hurmat janë të mbushura me proteina të cilat mund t’i japin energji dhe forcë të menjëhershme trupit.

    Ato janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave, hekurit, natriumit dhe kaliumit që ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë dhe të shëndetshëm.

    Hurmat mbështesin lëvizjen e shëndetshme të zorrëve dhe përmirësojnë shëndetin e trurit.

    Ato sigurojnë ushqim të shëndetshëm për trupin dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit. Gjithashtu edhe për çështje fetare, preferohet që agjërimi të prishet me hurme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark