×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pse Nagip Krasnqi iku nga QKUK’ja pa u kontrolluar?

    Insajderi
    26 April 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën kur është arrestuar kryeshefi i KEK’ut, Nagip Krasniqi nuk ka qenë mirë më shëndet. Ai është dërguar në QKUK për të marr trajtim mjekësor. Por, Krasniqi ka refuzuar që të trajtohet në QKUK duke kërkuar nga autoritete që t’i lejohet trajtimi i tij në një klinikë private.

    Por, një gjë e till nuk i është lejuar nga Prokuroria. Avokati i tij, Taulant Ferizi tha për Insajderin se si pasojë e fluksit të madh të pacientëve në QKUK, Krasniqi ka kërkuar që të trajtohet në spital privat por një gjë e tillë i është mohuar duke shtuar se është shkel ligji i procedurës penale.

    “Zotëri Krasniqi nuk ka qenë mirë me shëndet atë ditë. Në QKUK ka qenë një kaos i vërtetë. Si pasoj e fluksit të madh të pacientëve, i njëjti ka kërkuar që ambulance e një spitali të vij ta marr për kontroll mirëpo një e drejt e till është mohuar. Kodi i Procedurës penale përcakton qartë se pas arrestimit i dyshuari ka të drejtë se pas konsultimit të mjekut pa marr parasheh a është i angazhuar në QKUK apo në privat, kjo e drejt i është mohuar”, ka deklaruar Ferizi.

    I pyetur se çfarë problemesh shëndetësore ka pasur Nagip Krasniqi, Ferizi thotë se ka pasur tension të lartë dhe aritmi pasi sipas tij ka qenë edhe me terapi.

    Aktualisht gjendja shëndetësore e Nagip Krasniqit është stabile dhe po qëndron në paraburgim pasi i është caktuar masa prej 30 ditësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark