Pse njerëzit rezultojnë pozitivë dhe pas marrjes së vaksinës anti Covid - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Pse njerëzit rezultojnë pozitivë dhe pas marrjes së vaksinës anti Covid

    Insajderi
    04 February 2021 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Jen Christensen, CNN

    Një vaksinë kundër COVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se ekziston mundësia që të infektoheni dhe të rezultoni pozitiv për virusin.

    Kongresmeni demokrat, Stephen Lynch rezultoi pozitiv pasi mori dozën e dytë të vaksinës së Pfizer/BioNTech.

    Trajneri i basketbollit i Hall of Fame, Rick Pitino, i cili stërvit ekipin e Iona College të New York, gjithashtu rezultoi pozitiv pasi mori dozën e parë të vaksinës. Ata mund të kenë rezultuar pozitiv për disa arsye, raporton abcnews.al.

    Ka një hapësirë kohore mes vaksinimit dhe mbrojtjes

    Duhen disa ditë deri në disa javë që vaksina të funksionojë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ju mund të rezultoni pozitivë përpara se të vaksinoheni.

    “Duhet pak kohë që trupi ynë të zhvillojë përgjigjen imune”, tha Dr. Robert Salata, drejtor i Qendrës Universitare të Spitaleve Roe Green dhe Shëndetit Global në Cleveland.

    Vaksina e Pfizer pas 14 ditësh të injektimit të dozës së parë,  rezultoi 52 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes, tha Salata, i cili ishte hetuesi kryesor për vaksinën e Pfizer.

    Vaksinimi parandalon shumicën, por jo të gjitha sëmundjet

    Ne mund të jemi pozitivë edhe pasi të vaksinohemi pasi vaksina nuk është 100 për qind efektive.

    Të dy vaksinat e autorizuara nga SHBA-ja janë shumë efektive, por ato nuk ofrojnë mbrojtje totale.

    Vaksina Pfizer rezultoi 95 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes në provat klinike pasi njerëzit morën dy doza.

    Vaksina e Modernas rezultoi 94 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes tek njerëzit që morën dy doza në provat klinike.

    Vaksinimi parandalon sëmundjen, por është ende e paqartë nëse parandalon infeksionin

    Vaksinimi parandalon sëmundjen, por është ende e paqartë nëse vaksina parandalon të gjitha infeksionet.

    “Me aq sa kemi informacione, këto vaksina me të vërtetë po ndryshojnë lojën në parandalimin e sëmundjes dhe madje edhe ashpërsinë e sëmundjes”, tha Namandje Bumpus, shefe e departamentit të shkencave molekulare në Universitetin Johns Hopkins.

    Prodhuesit e vaksinave janë ende duke studiuar nëse vaksinat nëse vaksinat i mbrojnë  plotësisht njerëzit nga infeksioni.

    Nëse jeni asimptomatik, përsëri mund të infektoheni me COVID-19. Kjo do të thotë gjithashtu edhe nëse jeni të vaksinuar, ju gjithashtu mund të përhapni sëmundjen. Kjo është arsyeja pse personat e vaksinuar do të duhet të mbajnë maska.

    Një person mund të jetë  asimptomatik dhe të ketë ende virusin në rrugët e frymëmarrjes, kështu që kur ata marrin frymë ose flasin ose teshtijnë,  përsëri mund të transmetojnë koronavirusin te të tjerët.

    Variantet e reja

    Ekziston shqetësimi se disa variante që janë përhapur në Amerikë mund të jenë më pak  efektiv ndaj vaksinave.

    Të dhënat paraprake tregojnë se vaksinat sigurojnë mbrojtje dhe se duhet të vaksinohen më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur për të kufizuar mundësitë që virusi të pësojë mutacion. Prodhuesit e vaksinave kanë deklaruar se po testojnë vullnetarë për të zbuluar nëse vaksinat funksionojnë kundër varianteve të reja


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark