×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Pse nuk ekziston një “komunitet ndërkombëtar”

    Insajderi
    31 May 2021 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga Hamza Karčić

    Kur forcat serbe të Bosnjës nisën dhunën e tyre gjenocidale ndaj boshnjakëve në fillim tëviteve 1990, boshnjakët iu drejtuan për ndihmë “komunitetit ndërkombëtar”. Për tre vjet e gjysmë, këta udhëheqës u përpoqën të unifikonin mbështetjen e bashkësisë në fjalë për kauzën e tyre, por pa rezultat.

    Vështirë se ka pasur një konflikt, krizë apo shfaqje masive të dhunës gjatë 3 dekadave të fundit, në të cilën një komb apo një grup etnik i masakruar të mos i ketë bërë thirrje komunitetit të gjerë botëror për t’i ardhur në ndihmë. Por kujt i drejtohen saktësisht këto palë të përndjekura?

    Duke iu drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, një palë e vuajtur i projekton shpresat e saj teknjë grup aktorësh të imagjinuar ose realë, dhe pret që ata të ndërmarrin hapa në favor të tyre. Sistemi ndërkombëtar, përbëhet nga shtete dhe aktorë jo-shtetërorë, por në të vërtetë nuk ka një bashkësi.

    Në realitet, nuk ekziston një komunitet ndërkombëtar. Ai nuk është asgjë më shumë se sa një bashkësi globale e imagjinuar, sa për të përdorur termin e historianit Benedict Anderson në një kontekst tjetër. Një komunitet ndërkombëtar, nuk është i bazuar në teori apo praktikë kur zbatohet në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Teoritë kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk i japin ndonjë rëndësi një koncepti të tillë. Realizmi përqendrohet tek shtetet si aktorë kryesorë në sferën ndërkombëtare. Sipas kësaj teorie, shtetet krijojnë institucione ndërkombëtare për të promovuar dhe përmbushur interesat e tyre.

    Realistët janë skeptikë se çfarë mund të arrijnë këto institucione, pa mbështetjen e shteteve që i themeluan ato. Përmes kësaj lenteje, një komunitet në nivelin ndërkombëtar ështëpraktikisht jo ekzistues. Ndryshe nga realizmi, liberalizmi i sheh në një mënyrë më të favorshme institucionet ndërkombëtare, dhe i konsideron ata aktorë të rëndësishëm në skenën globale.

    Teoricienët e liberalizmit janë më optimistë për bashkëpunimin ndërkombëtar. Por theksojnë se në fund të fundit nuk ka një komunitet ndërkombëtar ku mund të mbështetemi.Konstruktivizmi si teori fokusohet tek idetë, vlerat dhe identitetet, dhe mënyrën se si ato formësojnë sjelljen e aktorëve në politikën ndërkombëtare.

    Ndoshta konstruktivizmi, i afrohet më shumë pranimit të konceptit të një komuniteti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Politologët Emanuel Adler dhe Michael Barnett, shkruan për ekzistencën e bashkësive të sigurisë, ndërsa Hedley Bull foli për praninë e një shoqërie ndërkombëtare.

    Gjithsesi, edhe kjo teori nuk merr drejtpërsëdrejti parasysh ekzistencën e një komuniteti ndërkombëtar, dhe aq më pak e konsideron këtë komunitet si një aktor, të cilit mund t’i drejtohet një grup apo një palë e caktuar.

    Koncepti i një komuniteti ndërkombëtar është gjithashtu problematik, për shkak të instrumentalizimit dhe pasaktësisë së tij. Kur instrumentalizohet, termi “bashkësi ndërkombëtare”, përdoret në mënyrë taktike për të forcuar një pozicion të caktuar të politikës,dhe për t’i siguruar asaj një përshtypje universaliste.

    Me fjalë të tjera, udhëheqësit politikë i“paketojnë” interesat e tyre kombëtarë, dhe i paraqesin ato në përputhje me pozicionin e komunitetit global, për të çuar përpara objektivat e tyre politike. Kur përdoret në mënyrë të pasaktë – qëllimisht ose jo -koncepti i një komuniteti ndërkombëtar, është një mjet i përshtatshëm për të shmangur caktimin e fajit specifik për një veprim apo keq–bërje specifike.

    Për shembull, deklarata se “bashkësia ndërkombëtare, nuk e ndaloi dot gjenocidin në Ruandë”, nuk arrin që të tregojë se kush është saktësisht fajtor për mizoritë e vitit 1994.

    A pati faj OKB-ja? Të gjitha vendet anëtare të OKB-së? Shtetet anëtare të OKB-së me aftësi ushtarake? A përfshin kjo Francën?

    Këtu, pasaktësia shërben për të marrë një pozicion në dukje parimor, pa ofenduar asnjë aktor.

    Ndërkohë, është e mundur që thirrjet ndaj bashkësinë ndërkombëtare, mund të jenë rezultat i një dështimi për të kuptuar hollësitë se si funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Për më shumë se dy dekada, një shumëllojshmëri OJQ në Bosnjë dhe Ballkan, i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në ndërtimin e shtetit të pasluftës. Duke iu drejtuar një komuniteti global të imagjinuar, këto OJQ nuk kanë arritur të kuptojnë ndryshimet në mandatet, interesat dhe objektivat e një numri të madh aktorësh ndërkombëtarë të pranishëm në rajon.

    Komuniteti ndërkombëtar, mbetet një koncept abstrakt dhe ndoshta ideal, por sigurisht jo një aktor specifik ndaj të cilit mund të drejtosh ankesash që ke. Lutjet ndaj kësaj bashkësie të imagjinuar, nuk janë gjë tjetër veçse mjete retorike, të cilat nuk japin ndonjë rezultat të prekshëm.

    Kjo retorikë siguron një ndjenjë të rremë të shpresës, se udhëheqësit politikë të vendit e kanë bërë pjesën e tyre përmes mobilizimit të mbështetjes ndërkombëtare. Ish–Sekretari amerikan iShtetit, Henry Kissinger pyeti dikur:“E cilin mund të telefonoj nëse dua të bisedoj me Evropën?” Në gjuhën e sotme, pyetja retorike do të ishte:“Cili është numri i telefonit i bashkësisë ndërkombëtare?”

    Shënim: Hamza Karčić, është profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin e Sarajevës, Bosnje Hercegovinë. / “Newsweek”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark