Insajderi
Sport

Pse nuk po luan Zhegrova tek Juventusi? Përgjigjet trajneri Tudor

Insajderi
23 October 2025 - 12:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pse nuk po luan Zhegrova tek Juventusi? Përgjigjet trajneri Tudor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edon Zhegrova nuk u paraqit as mbrëmë për Juventusin në ndeshjen e madhe ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Igor Tudor ka sqaruar gjithçka rreth gjendjes së futbollistit kosovar teksa foli pas ndeshjes për gazetarin e Klan Kosovës, Arlind Sadiku.

“Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ai është aty, po punon mirë. Është lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëjë zgjedhje. Asgjë e veçantë.

“A është gati 100%? Jo, ai duhet të punojë me fitnessin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Po punon mirë të jetë në formën e duhur.”

“Kur mendoni se Edoni do të jetë gati? Nuk e di!” 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark