×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Pse nuk u përzgjedh Ukshin Hoti për intervistë në burg, po Kurti”

    Insajderi
    27 September 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk përgjigjet se “pse ka qenë i privilegjuar gjatë qëndrimit në burg në Serbi”, duhet të krijohet një komision hetimor parlamentar.

    “Pse nuk u përzgjedh Ukshin Hoti ose të tjerët. Pse është përzgjedhur Kurti për të dhënë intervistë?”, ka pyetur Haradinaj.

    “Ne po e bëjmë një pyetje legjitime, këtë përgjigje duhet ta marrim nga zotëri Kurti”, ka theksuar Haradinaj gjatë një interviste në ATV.

    Por, ai ka shtuar se “do të insistojmë në përgjigjen e kryeministrit, jo të këshilltarëve të tij”.

    Para disa ditësh, edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg në Serbi.

    “Nuk ka qenë trajtimi i njëjtë nëpër burgjet e Serbisë. Disa e kanë pësuar keq, disa madje nuk janë gjallë fare, Kurtit i priti fati që edhe nga atje të japë intervistë”, ka theksuar kreu i AAK-së.

    Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj ka shprehur dyshime për të kaluarën e Kurtit.

    Haradinaj gjatë një seance në Kuvend vitin e kaluar, e pati pyetur Kurtin se “a je i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës që je mbajt në burg, pra a ka diçka Serbia mbi ty që po të mbanë peng sot e kësaj dite?”.

    “Qarkullojnë gjatë këto”, i ka thënë Haradinaj Kurtit, prandaj i ka kërkuar përgjigje, duke vazhduar me një tjetër pyetje, të natyrës së njëjtë.

    “A është në rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe, apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë të luftojnë për lirinë e vendit?”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark