Pse Omicron po shkakton një lloj të ri epidemie dhe si duhet t’i përgjigjemi - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Pse Omicron po shkakton një lloj të ri epidemie dhe si duhet t’i përgjigjemi

    Insajderi
    19 January 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrja e tri dozave është e rëndësishme, pasi kjo do t’u japë më shumë kohë shkencëtarëve. Shfaqja e varianteve të reja, të cilat ndoshta do të vazhdojnë, do të thotë se Covid kërkon që ne të jemi të shkathët në kërkimin dhe përgjigjen tonë ndaj virusit – çfarëdo forme që do të marrë në të ardhmen

    Nga Emma Thomson, The Guardian

    Që kur Omicron u shfaq për herë të parë në fund të nëntorit, ekipet e shkencëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë janë përpjekur për të kuptuar natyrën e virusit të ri. Rezultatet e deritanishme sugjerojnë se ky variant i ri po prodhon një epidemi shumë më ndryshe që mund të nënkuptojë se edhe qasja jonë ndaj tij duhet të ndryshojë.

    Omicron shkaktoi shqetësim në komunitetin shkencor sepse përmbante 50 mutacione në krahasim me virusin origjinal, shumë prej të cilëve dihej se prodhonin ndryshime të rëndësishme te variantet e tjera. Këto u fokusuan në proteinën e “spike” dhe vepron si çelës për të hyrë  në qelizat njerëzore.

    Sipas shkencëtarëve, një ndryshim kaq i madh në strukturën e “spike” ka shumë të ngjarë të ndikojë në mbrojtjen e vaksinave.

    Gjithashtu sipas të dhënave, dy doza AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna ishin dukshëm më pak efektive kundër Omicron në krahasim me variantet e tjera. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht pse Omicron është më e transmetueshëm se disa variante të tjera, duke qenë se të gjitha vaksinat e  licencuara deri më sot bazohen në rritjen e imunitetit ndaj proteinës “spike” të variantit që u shfaq në Wuhan në dhjetor 2019, raporton abcnews.al

    Megjithatë, përgjigja ndaj tre vaksinave u përmirësua dukshëm. Prandaj, strategjia e Mbretërisë së Bashkuar për të  miratuar dozën përforcuese pas zbulimit të Omicron  ishte diçka pozitive dhe do të ketë pasur një ndikim të madh në numrin e rasteve të rënda. Fatkeqësisht, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar që sistemet shëndetësore të jenë nën presion pas rritjes së shtrimeve në spital dhe numri të vdekjeve.

    Ekziston gjithashtu presioni i shtuar i mungesës së stafit si rezultat i izolimit të Covid. Ndërkohë, njerëzit që janë më të moshuar ose kanë sëmundje  të tjera janë më të rrezikuar që të zhvillojnë simptoma të rënda.

    Këto ndryshime në proteinën spike nuk ndikojnë vetëm në përgjigjen e Omicron ndaj vaksinave.  Sipas disa studimeve, Omicron ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si hyn në qelizat në trupin e njeriut. Raportet e hershme sugjerojnë gjithashtu se Omicron mund të shkaktojë një sëmundje pak më të rëndë, e cila mund të lidhet me ciklin jetësor të virusit, raporton abcnews.al

    Shkëncëtarët kanë zbuluar se ndërsa  variantet e mëparshme hyjnë në qelizat njerëzore duke u shkrirë me membranën qelizore, e cila mund të shkaktojë sëmundje të rëndë duke lejuar transmetimin e virusit nga qeliza në qelizë, Omicron në vend të kësaj mbështillet nga membrana qelizore brenda një kapsule e cila më pas injektohet brenda qelizës.

    Ajo shpëton nga kjo kapsulë me ndihmën e proteinave të ndryshme në qelizën e quajtur katepsina përpara se të mund të ndahet dhe më pas të infektojë qelizat e tjera. Këto gjetje tani janë konfirmuar nga studiuesit e Imperial College London, të cilët theksuan se Omicron mund të infektojë në mënyrë preferenciale qelizat në hundë dhe ka më pak gjasa të infektojë qelizat e mushkërive.

    Hulumtimet e mëtejshme do të na ndihmojnë të kuptojmë nëse duhet të ndryshojmë masat  për të parandaluar transmetimin e virusit. Mënyra më e mirë për të rritur imunitetin tonë kundër këtij varianti të ri ka shumë të ngjarë të jenë vaksinat që synojnë Omicron (dhe variante të tjera që nuk kanë evoluar ende).

    Këto do të duhet të testohen në provat klinike. Prandaj është e rëndësishme marrja e tre dozave pasi kjo do tu japë më shumë kohë shkencëtarëve. Shfaqja e varianteve të reja, të cilat ndoshta do të vazhdojnë, do të thotë se Covid kërkon që ne të jemi të shkathët në kërkimin dhe përgjigjen tonë ndaj virusit – çfarëdo forme që do të marrë në të ardhmen.

    /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark