×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Pse policët nuk kanë blerë çizme”? Musliu e PDK-së ia parashtron disa pyetje kryeministrit Kurti

    Insajderi
    11 January 2023 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka drejtuar gjashtë pyetje publike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që kanë të bëjnë më Policinë e Kosovës.

    Musliu ka pyetur pse nuk ka Drejtor të përgjithshme të Policisë, pse ka dështuar votimi i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës.

    Ajo poashtu pyeti kryeministrin Kurti se pse Policia e Kosovës që tri vite nuk ka blerë çizme për policët e Kosovës,

    Shkrimi i plotë i saj:

    Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim të tij.

    Ai nuk hezitoj të marrë si meritë të tij punën profesionale e operacionale të Policisë së Kosovës.

    Meritat e Albbin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero.

    Tani unë do ti parashtroj Albin Kurtit gjashtë pyetje publike që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës:

    1. Pse nuk e emroni Drejtorin e Përgjithëshem të Policisë së Kosovës? ( janë bërë më shumë se katër muaj pa drejtor).

    2. Pse katër mbledhje radhazi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. ( me urdhër të Albin Kurtit,Deputetet e LVV anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në votim. Përjashtim bënë deputeti Fatmir Humolli nga LVV që ka votuar për.)

    3. Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët?

    4. Pse që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, e ata pjestarë kësaj njesie i keni mbajtur me nga tri javë ditë atje në very?A ta polic e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç, lagen nga kushtet atmosferike apo gervishen duhet me e pastru atë dhe me përdorë të njëjtën.

    5. Sa është numri i policëve që po e braktisin shërbimin në polici?

    6. Sa policë të Policisë së Kosovës bëjnë punë sekondare për të mbajtur familjen?

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    23 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark