Pse vdiq Alexei Navalny? Autoritetet i dorëzojnë nënës së opozitarit rus certifikatën e vdekjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pse vdiq Alexei Navalny? Autoritetet i dorëzojnë nënës së opozitarit rus certifikatën e vdekjes

    Insajderi
    23 February 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet ruse kanë deklaruar se Navlny ka vdekur nga shkaqe natyrore. Ekipi i kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, pretendon se ka parë certifikatën e tij të vdekjes.

    Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si “shkaqe natyrore”.

    “Raporti mjekësor mbi vdekjen i treguar nënës së Alexei Navalny thoshte se shkaqet e vdekjes ishin të natyrshme”, tha Kira Yarmysh.

    Ndërkohë Lyudmila Navalnaya tha se ligji i detyron zyrtarët të dorëzojnë trupin e djalit të saj, por shtoi se po “shantazhohet”.

    Zonja Navalnaya udhëtoi për në qytetin verior rus të Salekhard pas lajmit për vdekjen e të birit. Ajo i bëri thirrje personalisht presidentit rus Vladimir Putin që ta lejojë që ta varros të birit. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet ruse.

    Navalny vdiq në burg më 16 shkurt. Zyrtarët thanë se ai u sëmur gjatë ajrosjes. E veja e tij Yulia Navalnaya ka pohuar se ai u vra me urdhër të Putinit dhe u zotua të vazhdojë luftën. Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur “histerik” reagimin perëndimor për vdekjen.

    E veja e tij kishte pohuar më herët se ai ishte helmuar me Novichok, një agjent nervor./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark