Insajderi
Insporti

PSG “godet fort” në mërkaton dimërore, përforcon sulmin me super yllin

Insajderi
14 January 2025 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PSG “godet fort” në mërkaton dimërore, përforcon sulmin me super yllin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tashmë gjithçka është kryer: Sulmuesi anësor Kvicha Kvaratskhelia do të kalojë te PSG nga Napoli, pasi klubet sot kanë mbyllur marrëveshjen.

Kvaratskhelia tani do të niset drejt Parisit për të nisur aventurën e re me klubin e madh francez.

Paris Saint-Germain dhe Napoli kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit për të gjetur një marrëveshje përfundimtare për gjeorgjianin.

Lojtari kishte marrëveshje totale me parisienët për një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 9 milionë euro plus bonuse në sezon.

Siç raporton Fabrizio Romano – të dy klubet sot arritën marrëveshje totale për 70 milionë euro. euro plus bonuse.

Testet mjekësore do të kryhen brenda jave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark