Insajderi
Sport

PSG-ja ia kërkoi Barçës Yamalin, Reali…

Insajderi
22 May 2025 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PSG-ja ia kërkoi Barçës Yamalin, Reali…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco e ka analizuar situatën aktuale të gjigantit katalunas duke prekur shumë tema që lidhen me klubin.

E njëra prej tyre ishte edhe ajo që lidhet me Lamine Yamalin, i cili është bërë sensacion i futbollit botëror dhe që shpejt pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas.

Ndërkohë, derisa foli për situatën e kontratës me talentin spanjoll, portugezi zbuloi se 17 vjeçarin më herët e kishte kërkuar Paris Saint-Germaini.

“Vazhdimi i kontratës së Yamalit? Është në rrugën e duhur. Mbi të gjitha, po e shohim se e ka një maturi të jashtëzakonshme. Jemi të kënaqur me të dhe duhet ta shijojmë e gëzojmë. Është një eksperiencë unike që ndodh rrallë ta shohësh një lojtar me aq shumë besim dhe kualitet dhe që s’duhet ta harrojmë se është veç 17 vjeç. Nuk ka rëndësi se sa është i pjekur, është 17 vjeç dhe duhet ta shijojë jetën e moshës së tij. Bota e moshës së tij është mjaft e komplikuar dhe vetëm duhet të mundohet të jetë i lumtur. Ai duhet ta ketë një kontratë të drejt, korrekte, në lartësinë e kualiteteve të tij. Nuk duhet të jetë më i paguari i ekipit apo jo, duhet të vlerësohet për atë që është. Nuk ka klub më të mirë se Barcelona për të”, deklaroi Deco për “RAC-1”.

“Ofertat për Yamalin? Po, kishte oferta në sezonin e kaluar, jo në këtë. E dimë të gjithë se për çka jemi duke folur dhe se sa vlen ai. Kur nuk dëshiron t’i dëgjosh ofertat, është e panevojshme të flasësh. Por, klubet e kërkojnë gjithmonë. PSG-ja e ka kërkuar, Real Madridi jo”, përfundoi Deco. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark