Yan Diomande mbetet i vendosur ta vazhdojë karrierën te Paris Saint-Germain, pavarësisht interesimit të madh nga disa prej klubeve më të mëdha të Premier League.
Sipas raportimit të “TEAMtalk”, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City kanë kontaktuar përfaqësuesit e anësorit në përpjekje për ta bindur që të transferohet në Angli.
Megjithatë, prioriteti i futbollistit vazhdon të jetë Paris Saint-Germain. Kampionët e Francës janë të gatshëm të paguajnë rreth 110 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa bisedimet me RB Leipzig po avancojnë në drejtim pozitiv.
Nëse palët arrijnë një marrëveshje përfundimtare, Yan Diomande do të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar veror.