Publicisti zviceran: Shqipëria? Jo, është Shqipëria e madhe! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Publicisti zviceran: Shqipëria? Jo, është Shqipëria e madhe!

    Insajderi
    09 June 2016 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga opinionistët e gazetës së përditshme zvicerane “Blick am Abend”, Hannes Britschgi, ka analizuar përbërjen e kombëtares shqiptare dy ditë para se përfaqësuesja zvicerane të përballet me të. Ai e ka quajtur atë si një “kombëtare mbarëshqiptare”.

    Në shkrimin e tij të botuar sot në sajtin e gazetës “Blick am Abend”, Britschgi shkruan se disa futbollistë të kombëtares shqiptare kanë rrënjë nga Maqedonia e Kosova, duke e formuar kështu një Shqipëri të bashkuar, raporton Insajderi.

    “Përse vëllai i Granitit, Taulanti vendosi të luante për Shqipërinë derisa rrënjët e familjes së tij janë nga Kosova? Përse Naser Aliji nga Maqedonia, Lorik Cana, Burim Kukeli dhe Ermir Lenjani nga Kosova zgjodhën Shqipërinë? Sepse ata i takojnë etnitetit shqiptar”, shkruan autori i shkrimit në të përditshmen zvicerane, Hannes Britschgi.

    shqipi

    Më tej, duke analizuar prejardhjen e origjinës së këtyre futbollistëve, ai parashtron një pyetje të natyrshme: “Pra gjithë këta futbollistë të Shqipërisë të shtunën do të paraqesin një Shqipëri të Madhe? Gjë e ndërlikuar”, shkruan ai.

    Nërsa gazeta tjetër zvicerane, “Blick”, po i kushton rëndësi të madhe kombëtares shqiptare. Madje, në sajë të pjesëmarrjes së saj në Kampionatin Evropian ajo ka vendosur që të botojë në gazetën e saj edhe në gjuhën shqipe për një javë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark