Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 28 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 73 centë, i benzinës 1 euro e 42, duke shënuar ngritje për një cent nga dita e djeshme, derisa i gazit 72 centë, njëjtë sikur ditën e djeshme.
Njoftimi i plotë:
Këto çmime vlejnë deri ditën e merkurë në ora 10:00.