Insajderi
Lajme

Publikohen emrat e gjashtë policëve të suspenduar në Gjakovë

Insajderi
25 February 2026 - 19:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen emrat e gjashtë policëve të suspenduar në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tetë zyrtarë policorë.

Njëri rast ka ndodhur në Gjakovë, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Gjilan.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tetë zyrtarë policorë në Gjakovë dhe Gjilan. Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 19.02.2026 ku fillimisht një qytetar në Gjakovë është njoftuar për një gjobë për parkim të veturës në vendin ku është e ndaluar. Qytetari kishte shkuar në stacionin policor për të marrë  tiketën për kundërvajtje por i njëjti pas kontaktit dhe një bisede me zyrtarët policorë ishte arrestuar si i dyshuar për kanosje”.

Ndërkohë sinjali ka publikuar emrat e gjashtë zyrtarëve policorë të suspenduar në Gjakovë.

Bëhet fjalë për: Albert Kosturi, Gent Nura, Trimor Kepuska, Edion Bajraktari, Artan Maksuti, Argjend Hasani.

Suspendimi i tyre erdhi pas hetimeve lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve dhe raportim të pasaktë në një rast që tashmë po trajtohet në koordinim me Prokurorinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark