×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen emrat e dy të rinjve që u vranë sot në Klinë

    Insajderi
    13 November 2024 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë para pak minutash ka tronditur qytetarët e Klinës. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka ndërruar jetë kur është nisur për emergjencë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pas një përleshje me armë zjarri.

    I dyshuari për vrasje në Klinë është, Adrian Hoti rreth 21 vjeçar nga fshati Jashanicë.

    Sinjali raporton se viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).

    Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka arritë pa shenja jete.

    “I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha Gashi.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, konfirmoi Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark