Insajderi
Insporti

Publikohen formacionet e Afrikës së Jugut dhe Kanadasë

Insajderi
28 June 2026 - 20:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen formacionet e Afrikës së Jugut dhe Kanadasë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e vlefshme për fazën e 1/32 së finales në Botërorin 2026.

Kjo është një sfidë historike për të dyja kombëtaret, pasi asnjëra nuk kishte fituar më parë një ndeshje në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në 1/16 e finales, ndërsa humbësi do t’i japë fund aventurës në turne, shkruan Insajderi.

Kanadaja, një nga vendet organizatore të Botërorit, e mbylli Grupin B në vendin e dytë pas Zvicrës, ndërsa Afrika e Jugut siguroi kualifikimin si e dyta në Grupin A, falë një fitoreje vendimtare ndaj Koresë së Jugut.

Formacioni i Afrikës së Jugut: Williams, Modiba, Mbokazi, Mudau, Okon, Mokoena, Sithole, Appollis, Mofokeng, Maseko, Makgopa.

Formacioni i Kanadasë: Crepeau, Johnston, Cornelius, Bombito, Laryea, Eustaquio, Millar, Saliba, David, Oluwaseyi, Buchanan.

Vëmendja e madhe është te sulmuesi Jonathan David, lideri ofensiv i Kanadasë, ndërsa Afrika e Jugut synon të vazhdojë befasinë pas kualifikimit historik në fazën me eliminim direkt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark