Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja e Kosovës, e drejtuar nga Franco Foda, do ta nisë takimin me këtë formacion:
Arijanet Muriç – Ron Raçi, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova – Dion Gallapeni, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha, Mërgim Vojvoda – Baton Zabërgja, Ermal Krasniqi – Vedat Muriqi.
Në anën tjetër, Austria pritet të luajë me 4-2-3-1. Para ndeshjes, trajneri Ralf Rangnick kishte konfirmuar se në portë do të ketë një debutues, pasi Alexander Schlager nuk do të startojë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin Ernst-Happel në Vjenë, me fillim nga ora 18:00. Të dyja skuadrat e kanë fituar ndeshjen e parë në grup. /Insajderi.org/