Ushtria e Egjiptit ka publikuar fotografitë e gjësendeve të gjetura gjatë kërkimeve në Detin Mesdhe për avionin e rrëzuar të kompanisë EgyptAir.
Fotografitë tregojnë jelekë shpëtimi, pjesë të ulëseve dhe objekte me mbishkrimin EgyptAir.
Aeroplani ka qenë duke udhëtuar nga Parisi për në Kajro, me 66 veta në bord, kur është zhdukur nga radari të enjten në mëngjes.
Hetuesit kanë konfirmuar se ka pasur tym në disa pjesë të kabinës, tre minuta para rrëzimit të avionit, por kanë thënë se shkaku i fatkeqësisë nuk dihet ende.
Duke folur të shtunën, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë se “të gjitha teoritë po hetohen” dhe se “asnjëra nuk favorizohet”.