Insajderi
Insporti

Publikohen fotot e para të Marcus Rashford në qendrën stërvitore të Barcelonës

Insajderi
22 July 2025 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen fotot e para të Marcus Rashford në qendrën stërvitore të Barcelonës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Marcus Rashford është pranë prezantimit si lojtar i ri i Barcelonës, pas transferimit të tij nga Manchester United tek blaugranasit.

Duket se anglezi po realizon sesionet fotografike me fanellën e Barçës para se klubi ta prezantojë zyrtarisht atë.

Disa fotografi që kanë rrjedhur shfaqin Rashford gjatë sesionit fotografik në qendrën stërvitore të Barçës, Ciutat Esportiva.

Në foto, ai shfaqet pranë një kabine telefonike që simbolizon Anglinë.

Rashford shihet i veshur me veshje të Barcelonës dhe duke diskutuar me përfaqësuesit e klubit në fushë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark