LG ka filluar dërgimin e ftesave të evenimentit të prezantimit të LG G6 në Kongresin Mobil Botëror dhe në pamje të parë ajo lë të kuptohet se telefoni do të ketë një kornizë minimale.
Mbi ftesën shkruhet “Ekran i Madh … Që Përputhet.” Vetë LG ka konfirmuar ekranin me raportin unik 18:9 të cilin e quan “Full Vision.”
Po ditën e djeshme u publikuan imazhe të reja të LG G6 dhe madje dhe një set të plotë fotosh digjitale që ekspozojnë krejtësisht dizajnin e LG G6-ës, shkruan PCWorld.
Rrjedhja vjen nga Ringke, të cilët po krijojnë një kasë për këtë telefon. Fotot digjitale ekspozojnë çdo gjë nga dizajni i telefonit, duke përfshirë kamerat me blicin LED në mes, së bashku me sensorin e gishtërinjve poshtë kamerave. Marka e G6 mund të shihet në pjesën e poshtme të telefonit.
LG G6 thuhet se do të ketë një ekran 5.7-inç me një rezolucion 2880 x 1440 me një raport 18:9. Pajisja pritet që të fuqizohet nga procesori Snapdragon 821 në vend të Snapdragon 835.
Këto foto digjitale ngjasojnë me imazhet e rrjedhura më parë të telefonit, por sërish kjo është vetëm një rrjedhje dhe nuk duhet të merret si diçka zyrtare.