Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje regjisoren Halyna Hutchins (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohen pamje nga momenti kur Alec Baldwin qëlloi për vdekje regjisoren Halyna Hutchins (VIDEO)

    Insajderi
    26 April 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e zbatimit të ligjit i kanë publikuar disa prova në rastin e Alec Baldwin, ku më 21 tetor të vitit të kaluar derisa ishte duke u xhiruar një film në New Mexico, e kishte qëlluar me armë zjarri regjisoren Halyna Hutchins e cila edhe kishte vdekur.

    E po ashtu u plagos edhe regjisori tjetër Joel Souza.

    Të hënën më 25 prill është publikuar një video nga momenti kur Baldwin e kishte qëlluar me armë regjisoren.

    Pamjet e publikuara tregojnë policinë dhe ambulancat që kishin shkuar në vendngjarje.

    Në pamje të tjera, Baldwin shfaqet i veshur si kauboj duke ushtruar me armë.

    Ndiqeni momentin kritik kur aktori Alec Baldwin e kishte qëlluar me armë zjarri Halyna Hutchins.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark