Rusia e ka sulmuar Ukrainën me një numër rekord dronësh iranianë në orët e para të së shtunës. Ky vlersohet se është sulmi më i madh me dron në Kiev që kur nisi lufta vitin e kaluar.
Për më shumë se gjashtë orë, sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit bënë jehonë nëpër qytet.
The Sun ka publikuar pamjet që tregojnë këto sulme masive.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cilësoi si “veprime të qëllimshme terroriste”.
“Rusia i lëshoi rreth 70 dronë shahed në Ukrainë pikërisht në prag të ditës së përkujtimit të gjenocidit të Holodomorit”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.
Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i ka rrëzuar 71 prej 75 dronëve – rreth 60 mbi Kievin – me të cilët Rusia e sulmoi të shtunën.