Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut, mbi të qëndron një trëndafil i bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut, mbi të qëndron një trëndafil i bardhë

    Insajderi
    27 April 2025 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë.

    Një trëndafil i vetëm i bardhë u fotografua i vendosur mbi varrin prej guri që mban emrin me të cilin ai njihej gjatë kohës që drejtoi Selinë e Shenjtë, poshtë një kryqi të ndriçuar të vendosur në qendër, shkruan Insajderi.

    Papa i ndjerë u varros në kishë – një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian dhe që e vizitonte rregullisht gjatë kohës së tij si kardinal- në një ceremoni private pas funeralit të tij publik në Vatikan të shtunën.

    Ndërsa qytetarët u rreshtuan jashtë kishës herët në mëngjesin e së dielës për të qenë ndër të parët që do t’i bënin nderimet e tyre Papa Françeskut, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën.

    varri i papes 1


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark