Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka përmbyllur numërimin e votave me Nevoja të Veçanta për zgjedhjet e fundit. Të dhënat zyrtare konfirmojnë Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të kësaj kategorie, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës, shkruan Insajderi.
Procesi i numërimit për votat me Nevoja të Veçanta ka përfunduar për të gjitha 37 vendvotimet (100%).
Sipas shifrave të sapopublikuara nga KQZ, gara mes subjekteve politike në këtë kategori ka reflektuar një dominim të partive të mëdha, por me dallime të qarta në përqindje.
Renditja e subjekteve politike:
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë e para me 36.96% të votave, duke grumbulluar gjithsej 622 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e dyta me 26.14%, që korrespondon me 440 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar vendin e tretë me 12.30% apo 207 vota.
Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 10.75% të votave (181 vota).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbyllur pesëshen e parë me 7.13% (120 vota).
Në fund të listës radhitet Partia Liberale Egjiptiane me 1.54%.
