Publikohen të dhënat, kaq përqind e popullates janë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen të dhënat, kaq përqind e popullates janë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    30 March 2022 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas publikimit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët përbëjnë 29.5% në popullsinë e përgjithshme, 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% nga 20.04% sa ishin në vitin 2002.

    “Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 vjetësh ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend. Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)”, shkruan Ahmeti.

    Ai ka përgëzuar institucionet e përfshira dhe që ndihmuan në regjistrimin e popullsisë i cili nisi në mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në shtator me regjistrimin e popullatës në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark