Gjuajtjet nga ajri dhe misionet e telekomanduara janë kryer me sukses nga trupat ushtarake ruse, serbe dhe bjelloruse gjatë stërvitjeve të përbashkëta në Serbi.
Trupat kanë praktikuar hedhje me parashutë, marshim, qitje, sulme të simuluara mbi bazat e terroristëve dhe aktivitete të tjera, njofton Russian Today.
Rreth 250 trupa ruse, tre avionë të transportit dhe një numër i madh i automjeteve, morrën pjesë në pjesën aktive të ushtrimeve ushtarake, e cila përfundoi më 9 nëntor.
Trupat ruse do të qëndrojnë në Serbi deri të martën e ardhshme për të marrë pjesë në analizën e stërvitjeve, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. /Insajderi.com